Një person është ndaluar nga policia në Prishtinë, pasi kishte sulmuar fizikisht një tjetër person me ç’rast i kishte shkaktuar lëndime trupore.
Rasti ka ndodhur dje në lagjen “Dardania”, njofton sot Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me urdhër te prokurorit i dyshuari pas intervistës është dërguar në mbajtje.