Sot rreth orës 22:20 është pranuar informata për një rrahje në zhvillim e sipër në rrugën ”Fehmi Agani” në Prishtinë.
“Me të marrë informatëm policia, ka arritur në vendin e ngjarjes. Informatat e para flasin për një person të lënduar, i cili është dërguar ne QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, njofton Policia e Kosovës.
Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar 3 persona të cilët ishin të përfshirë në rast.
Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen./Telegrafi/