Policia raporton se në Pejë pas një mosmarrëveshje, janë rrahur mes veti tre të dyshuar, me ç’rast dy prej tyre kanë pësuar lëndime të rënda trupore ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas tretmanit mjekësor janë arrestuar dhe pas intervistimit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar.