Site icon Telegrafi

Rrahje në një shkollë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në moshë të mitur, pasi që të njëjtit ishin rrahur mes veti.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë. Personat ishin rrahur në objektin e shkollës së tyre me ç’rast njëri prej tyre ka marrë edhe tretman mjekësor si dhe i është gjetur dhe konfiskuar një thikë.

Pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dy të dyshuarit lirohen kurse rasti mbetët të hetohet. /Telegrafi/

Exit mobile version