Telegrafi

Ibaka dhe Chriss suspendohen pas rrahjes me grushte në ndeshjen Toronto-Cavaliers

Shkëmbime të grushtave janë parë si rrallë herë në NBA të epokës moderne në sfidën Toronto Raptors – Cleveland Cavaliers.

Ndeshja ku kishte tensione pasi Clevelandi po e dominonte Toronton që lufton për pozitat e para, nxiti edhe përplasje.

Një duel mes spanjollit të natyralizuar, Serbe Ibaka dhe amerikanit Marquese Chriss bëri që ata të përplasen fizikisht.

Lexo po ashtu Grushte në NBA: Ibaka e Chriss qërojnë hesapet mes tyre

Ishte Ibaka ai që e sulmoi lojtarin kundërshtar me disa grushta për të marrë më pas një grusht nga Chriss. I gjithë konfrontimi fizik përfundoi shumë shpejt.

Tashmë NBA ka konfirmuar suspendimet për dy lojtarët, ku Ibaka do të mungojë tri ndeshje, kurse Chriss për një ndeshje.

Toronto Raptors tashmë ka siguruar vend në playoff, por po lufton për pozitën e parë, në mënyrë që të ketë përparësinë e terrenit vendas në rast të një përballje të mundshme në finale të konferencës lindoren ndaj Bucks. /Telegrafi/