Site icon Telegrafi

Rrahje në mes tetë personave për pastrimin e një veture

 

Tetë persona si pasojë e një mosmarrëveshje momentale lidhur me pastrimin e një veture në Pejë, janë përleshur fizikisht në mes veti.

Si pasojë e përleshjes dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe u është ofruar tretmani mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, kurse katër të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt

Exit mobile version