Telegrafi

Rrahje në mes të disa personave në një lokal në veri të Mitrovicës, përdoret edhe arma e zjarrit

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në veri të Mitrovicës, pas një mosmarrëveshje në një lokal janë përfshirë në rrahje disa persona, dhe gjatë përleshjes është përdorur edhe arma e zjarrit.

Si pasoj e përleshjes tre persona -viktima meshkuj kosovar, kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Dy prej të lënduarve ende janë në trajtim mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë Veri.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, ku kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit. Rasti në procedurë hetimore. /Telegrafi/