Policia e Kosovës ka njoftuar se në veri të Mitrovicës, pas një mosmarrëveshje në një lokal janë përfshirë në rrahje disa persona, dhe gjatë përleshjes është përdorur edhe arma e zjarrit.
Si pasoj e përleshjes tre persona -viktima meshkuj kosovar, kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Dy prej të lënduarve ende janë në trajtim mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë Veri.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, ku kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit. Rasti në procedurë hetimore. /Telegrafi/