Më 04.08.2016, në 12:35 në Shtip, komandanti në detyrë në burgun e Shtipit ka raportuar sulmin fizik ndaj S.M. nga Shkupi nga ana e shumë të burgosurve, që i kishin shkaktuar lëndime të dukshme, informojë nga policia, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur në përfundimin se pas një mosmarrëveshje në mes individëve S.M. dhe B.I. nga Koçani, S.M. ka sulmuar fizikisht B.I. I, dhe ky fundit është ankuar te T.P. nga Sveti Nikole dhe S.G. nga Shkupi, të dy të burgosur në burgun e Shtipit, të cilët e kanë sulmuar S.M. ku e kanë goditur atë me grushta dhe shqelma në kokë dhe në trup, ku i kanë shkaktuar dëme të dukshme, thyerrje të hundës. S.M. është transferuar në Spitalin klinik në Shtip, për rehabilitimin e lëndimeve. Më pas është hetuar nga ekspertiza në vendin e ngjarjes”, thuhet në një njoftim nga policia. /Telegrafi/