Site icon Telegrafi

Rrahje në LSM, sindikalistët përfundojnë në spital

Kryetari i Agro Sindikatës, Zhivko Danevski, dhe këshilltari Llaze Gjorgjieski sot pasdite janë sulmuar fizikisht në restorantin “Nacional”, njofton 24 Vesti. Sipas tyre Zhivko Mitrevski është futur në restorant me dy persona të panjohur, ndërsa pas disa minutave është sulmuar nga të njëjtit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në restorant në oborr na sulmoi njëri, filloi të më shtyjë dhe të më godasë duke më thënë “do të zhduk”, deklaroi Zhivko Danevski, kryetari i Agro Sindikatës.

Sindikalistët thonë se ky është vetëm një tentim për frikësim nga ana e Mitrevskit dhe shprehen se do të kërkojnë siguri shtesë.

Në lidhje me sulmin Mitrevski për 24 Vesti, thotë se këto janë vetëm manipulime dhe dezinformata./Telegrafi/

Exit mobile version