Rreth orës 16:00, ka ndodhur një rrahje mes disa personave në njërën prej kafiterive të kryeqytetit në rrugën “Rexhep Luci”.
Ekonomia Online, ka xhiruar pamje ekskluzive nga arrestimi i personave të involvuar në këtë rrahje.Nuk dihen motivet që kanë shtyrë këta të rinj të përdorin forcën mes vete, por qytetarët kanë thënë se reagimi i Policisë së Kosovës ka qenë i shpejtë dhe efektiv.
Në kafiterinë ku ndodhi rrahja për një moment është krijuar tollovi dhe panik.