Një person është sulmuar fizikisht nga tre persona tjetër në fshatin Semaj të Kaçanikut.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, pasi që i njëjti është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe tek i njëjti është gjetur dhe është sekuestruar një pistoletë me shtatë copë fishekë ndërsa dy të dyshuarit tjerë gjenden në arrati”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/