Në Gjykatën Themelore Shkupi 1, sot pasdite ka ndodhur një incident, i cili përfundoi vetëm me ardhjen e policisë. Incidentit i parapriu një diskutim i tensionuar, i cili kishte për qëllim sulme ndaj të punësuarëve nga kryetari i gjykatës Vlladimir Pançevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
E punësuara në këtë gjykatë, për të cilën flitet se është në lidhje të ngushtë me Pançevskin, me ton të lartë ka kërkuar të mos ofendohet dhe shahet Pançevski, dhe një i punësuar tjetër në gjykatë ka nxituarr drejt saj duke filluar ta sulmojë fizikisht.
Për këtë incident është njoftuar edhe Prokuroria Publike, por nga atje kanë thënë se nuk mund të ndërmarrin asgjë, dhe se incidenti do të zgjidhet me akuza penale.
Vlladimir Pançevski akoma nuk është përgjigjur për këtë ngjarje./Telegrafi/