Një tridhjetë e dy vjeçar nga Maqedonia e Veriut është vrarë në qytetin gjerman të Essenit. Ai vdiq pas një debati me dy eritreanë. Zënka është shndërruar në përleshje fizike në të cilën shtetasi i RMV-së është rrahur me një shishe birre, raporton Bild.de.
Një dëshmitar i ngjarjes ka dhënë ndihmën e parë dhe ka tentuar të ringjallë të plagosurin, i cili tashmë ishte pa ndjenja, por fatkeqësisht ishte tepër vonë.
32-vjeçari nga RMV vdiq në spital si pasojë e plagëve të marra, konfirmoi zëdhënësi i policisë për Bild.
Pas obduksionit është konstatuar se shtetasi i RMV-së ka ndërruar jetë si pasojë e sulmeve nga objekti i mprehtë, gjegjësisht nga shishja.
Prokuroria në Essen po heton rastin. Nuk ka detaje se çfarë e shkaktoi sherrin që çoi në vdekje.