Një ngjarje tronditëse raportohet të ketë ndodhur përsëri në mbrëmjen e së dielës në Burgun e Prizrenit.
Burime të Klan Kosova bëjnë të ditur që saktësisht në orën 17:00, një i burgosur është keqtrajtuar duke u rrahur rëndë derisa ai ishte duke ngrënë bukë.
Bëhet e ditur që dhunën ndaj të burgosurit në fjalë e kryen gardianët e kësaj qendre të burgut në Prizren, duke përdorur mjete të forta.
Klan Kosova ka kontaktuar dhe me zëdhënësin e Policisë Rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha, por ai nuk ka dhënë detaje rreth kësaj ngjarjeje.