Së paku katër gra të dënuara në burgun e Idrizovës nga dhoma nr.13, mbrëmë janë lënduar në një rrahje midis tyre që ka ndodhur rreth orës 21, transmeton Telegrafi Maqedoni.
E burgosura 40 vjeçare Sherije Ibraimi për shkak të vjedhjes së katër shtypkave e ka sulmuar një të burgosur tjetër e cila e ka akuzuar atë për vjedhje.
Për momentin shërbimet e burgut dhe Drejtoria e sanksioneve po heshtin për incidentin dhe nuk po japin detaje për rastin./Telegrafi/