Telegrafi

Rrahje në autobusët e transportit publik në Shkup, lëndohet 18-vjeçari

Një 18-vjeçar është lënduar mbrëmë me thikë në një rrahje e cila ndodhi në autobusët e Ndërmarrjes publike transportuese (NPT), i cili lëvizë për në fshatin Bojanë.

Siç njoftojnë nga MPB, mbrëmë rreth orës 19:45 në rrugën “Gjorçe Petrov”, në autobusin nr.56 të NPT, është prishur rendi dhe qetësia publike, pas një rrahje mes udhëtarëve në autobus, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas intervenimit të zyrtarëve policorë, në stacionin policor është dërguar R.R (20) nga fshati Arnakija, tek i cili është gjetur thikë.

Në këtë rrahje është lënduar S.F (18), i cili ka marrë plagë në dorë. Pas intervenimit të Ndihmës së Shpejtë, ai është lëshuar për kurim shtëpiak.

Nga MPB thonë se stacioni policor në Gjorçe Petrov po merr masa për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/