Në Poroj të Tetovës ka ndodhur një rrahje ndërmjet dy shtetasve të Shqipërisë. Njëri nga ata ka përfunduar në Qendrën urgjente të Shkupit, si rezultat i lëndimeve të rënda, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Rasti është paraqitur në MPB nga Qendra medicinale e Tetovës ku është sjellë D.C me lëndime trupore. Ai ka njoftuar se është sulmuar nga E.M. SPB e Tetovës e ka konfirmuar rastin.
Bëhet e ditur se policia ka kontrolluar vendin e ngjarjes dhe ka mbledhur dëshmi të cilat do të përdoren për procedurë të mëtutjeshme. Janë marrë masat për ndriçimin e rastit./Telegrafi/