Telegrafi

Rrahje mes Vojvodëve dhe Ballistëve?

Mbrëmë kanë ndodhur dy rrahje në mes grupeve të tifozëve në Tetovë. Në rastin e parë janë përfshirë tifozët ”Vojvodi” të klubit të fotbullit Teteks, dhe në rastin e dytë janë përfshirë tifozët ”Ballistët” të klubit futbollistik Shkëndija, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Rreth orës 19, Vojvodët kanë sulmuar dy pesona të moshës 20 vjeçare, në rrugën Ivo Llolla Ribar, duke u shkaktuar lëndime të dukshme nëpër trup dhe janë dërguar në spitalin e Tetovës për mjekim. Më pastaj, të rrahurit janë lëshuar në shtëpi.

Nga ana tjetër, Policia e Tetovës ka regjistruar edhe një rrahje tjetër, në rrugën Goce Dellçev, ku një grup personash, të cilët, sipas policisë, kanë qenë të grupit Ballistët. Ky grup ka sulmuar tre persona, duke u shkaktuar lëndime trupore. Policia është duke hetuar nëse të dy rastet kanë lidhje me njëra-tjetrën./Telegrafi/