Telegrafi

Rrahje mes të burgosurve në Burgun e Lipjanit, njëri përfundon në spital

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona, që  ishin duke vuajtur dënimin në Burgun e Lipjanit, pas një zënke, kanë sulmuar fizikisht një të burgosur, i cili ka pësuar lëndime trupore.

Sipas policisë viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori. Rasti vazhdon të hetohet./Telegrafi/

Foto: Ilustrim