Një përleshje mes familjarësh ka ndodhur dje në Prizren.
Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bujtina”, ku raportohet se katër të dyshuar, dy prej tyre babë e bir, ndërsa dy të tjerët familjarë, për arsye të panjohura janë rrahur në mes veti me ç’rast të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor.
Lidhur me rastin tre të dyshuar janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje, ndërsa një i dyshuar është duke u trajtuar në spital.