Telegrafi

Rrahje mes dy personave në Fushë Kosovë, arrestohet njëri prej tyre

Foto: Ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Fushë Kosovë pasi të cilët pas një mosmarrëveshje e kishin sulmuar fizikisht njëri tjetrin.

Njëri prej të dyshuarve me një shufër metali e kishte goditë në kokë të dyshuarin tjetër të cilit i kishte shkaktuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, kurse i dyshuari i lënduar është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/