Telegrafi

Rrahje mes dy personave në Ferizaj, policia arreston njërin tjetri në arrati

Një rrahje mes dy personave ka ndodhur në qytetin e Ferizajt.

Sipas policisë deri te rrahja mes tyre ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje që kishin pasur më herët.

“Njësia policore ka arritur të arrestojë njërin nga të dyshuarit dhe nga ai ka konfiskuar një revole me pesë fishekë. I dyshuari pas tretmanit mjekësor, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. I dyshuari tjetër gjendet në arrati”, njofton policia. /Telegrafi/