Gjatë mbrëmjes së djeshme, në rajonin e Shkupit ka ndodhur një rrahje, me çka është prishur rendi dhe qetësia publike.
Sipas raportimeve, në rrugën “Franklin Roosevelt”, ku ndodhet një kafene e njohur, ka ardhur deri te një zënkë ndërmjet dy grupeve, që ka përfunduar me përdorim të armëve të ftohta, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Tre persona janë lënduar dhe të tre kanë pranuar ndihmë mjekësore në Qendrën klinike në Shkup.
MPB ka njoftuar se janë marrë masa për zbardhjen e plotë dhe shqarimin e rastit në fjalë. Identiteti i të përfshirëve në rrahje nuk bëhet i ditur./Telegrafi/
*Foto ilustrim nga arkiva