Telegrafi

Rrahje mes dy grupeve në Kaçanik, lëndohen dy persona

ilustrim

Në Kaçanik ka ndodhur një rrahje në mes dy grupeve të rinjve, ku si pasojë e kësaj rrahje, lëndime trupore kanë marrë dy persona meshkuj kosovarë, të cilët pas tretmanit mjekësor në emergjencën në Kaçanik janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Ferizajt.

Viktimat kanë pësuar lëndime trupore. Sipas mjekut kujdestar gjendja e viktimave është jashtë rrezikut për jetë.

Të dyshuarit kanë ikur prej vendit të ngjarjes dhe njësitet policore janë në hetim të rastit. /Telegrafi/