Site icon Telegrafi

Rrahje mes dy familjeve, shtatë të lënduar

Foto: Ilustrim

Në fshatin Lutogllavë të Prizrenit ka ndodhur një rrahje në mes të dy familjeve.

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se për shkak të problemeve të mëhershme pronësore në lokacionin e cekur ka ndodhur një rrahje në mes të dy familjeve, në të cilin ishin të përfshirë tetë të dyshuar me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar shtatë të dyshuar, nga përdorimi i mjeteve të forta (shufrave) gjatë rrahjes.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version