Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një përleshje mes disa të rinjve në oborrin e një shkolle fillore në Mitrovicën e Jugut.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Është raportuar për një përleshje në mes të disa të rinjve në oborrin e një shkolle fillore në Mitrovicë. Të përfshirët në këtë rast nuk kanë qenë nxënës të kësaj shkolle por nxënës të shkollës së mesme. Policia ka arrestuar 4 prej tyre të cilët janë duke u intervistuar ndërkaq një person është lënduar”, ka thënë Zahiti.
Zahiti nuk ka konfirmuar nëse ka pasur të shtëna armësh siç është raportuar nga mediat.
“Ende nuk e dimë nëse ka pasur të shtëna ndonëse është thënë të jenë dëgjuar. Hetimet janë duke vazhduar”, ka theksuar Zahiti. /Telegrafi/