Dje në Shkup ka ndodhur një rrahje masive ndërmjet nxënësve të dy shkollave të mesme të Shkupit, pas ndeshjes së futbollit të luajtur në shkollën e mesme ”Zef Lush Marku”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nxënësit e shkollës së mesme ”Ilinden” janë sulmuar me mjete të ndryshme nga nxënësit e shkollës së mesme ”Boro Petrushevski”. Pesë nxënës kanë kërkuar trajtim mjekësor nga lëndimet.
Janë ndërmarrë masa për ndriçimin e plotë të këtij rasti./Telegrafi/