Një rrahje masive në të cilën janë përfshirë edhe turistët britanikë në një rrugë të frekuentuar nga mijëra qytetarë në Tajlandë, është filmuar dhe publikuar në internet.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur vetëm 24 orë pasi një turist australian u rrah për vdekje, jo larg vendit ku u rrahën edhe britanikët, transmeton Telegrafi.
Videoja e publikuar më poshtë shfaq të paktën tetë burra duke u rrahur në rrugën famëkeqe “Walking” e njohur si “go go bars” në Pattaya të Tajlandës.
Në këtë rrahje masive janë përfshirë edhe disa turistë britanikë dhe një grup tjetër pushuesish nga Lindja e Mesme.
Por, është interesant se si ata u rrahën në qendër të qytetit për më shumë se 30 minuta pa i ndalur askush, derisa disa femra që punojnë afër kësaj lagje si prostituta u futën në mes për ta qetësuar situatën.
“Njerëzit në këtë moshë duhet të mendojnë ndryshe, por me sa duket birra dhe gjëra tjera kur kombinohen e bëjnë njeriun të sillet në këtë mënyrë”, ka deklaruar 30-vjeçari John Paget, kalimtar rasti.
Rrahja ka ndodhur në vendin e njëjtë ku 24 orë më parë australiani Benjamin Robb, 42-vjeç, u mbyt nga disa burra të asaj lagje. /Telegrafi/