Site icon Telegrafi

Rrahje masive në Strumicë, për një shishe birre

Foto: Ilustrim

Në rajonin e Strumicës ka ndodhur një përleshje për shkak të një shishe birre që nuk është shërbyer.

Personi K.R (20) ka hyrë në një dyqan dhe ka kërkuar një shishe birre, por pagesën ka dashur ta kryej më vonë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Shitësja L.V (33) ka refuzuar që ta shërbej birrën dhe për këtë është sharë e ofenduar, e më pastaj edhe sulmuar fizikisht nga blerësi. R.K e ka sulmuar edhe bashkëshortin e saj.

Burrë e grua kanë arritur që ta largojnë K.R nga dyqani, mirëpo i njëjti është rikthyer me disa shokë të tij, A.R (26), D.R (25), të gjithë nga Banica.

Që të tre kanë përdorur gurë, shkopinj e sëpatë për të demoluar shtëpinë e shitëses dhe burrit të saj, dyqanin dhe veturat e parkuara pranë dyqanit.

Ata kanë lënduar shitësen, burrin e saj dhe tre të afërmit tjerë që kanë ndodhur aty pranë.

Dhunuesit janë arrestuar nga policia./Telegrafi/

*Foto Ilustrim

Exit mobile version