Site icon Telegrafi

Rrahje masive në Rusi, dy të vrarë (Video)

Deri në 400 persona kanë marrë pjesë në një rrahje masive në varreza në Rusi, shumica e të cilëve emigrantë, të armatosur me shkopinj dhe shufra metali.

Të paktën dy persona janë vrarë në rrahje, Komitetit Hetues ka thënë për TASS, transmeton Gazeta Express.

Të shtëna me armë janë dëgjuar në vend të ngjarjes, ndërsa dëshmitarët të cituar nga life.ru kanë thënë se deri në 12 persona mund të jenë vrarë.

Policia dhe forcat speciale kanë ndërhyrë duke gjuajtur me armë në ajër.

Raportohet edhe për 10 të lënduar.

https://www.youtube.com/watch?v=bhAuJ5H72IY

Exit mobile version