Pesë persona janë përfshirë në një përleshje fizike në mes vete në fshatin “Dedaj” të Prizrenit.
Sipas policisë, katër prej tyre kanë pësuar lëndime trupore me ç’rast edhe u është ofruar ndihma mjekësore.
Te njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gas. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.