Të paktën 50 të burgosur kanë marrë pjesë në rrahjen masive që ka ndodhur brenda një burgu në Tenese të SHBA-ve.
Sherifi, Michael Bridlow, paraprakisht kishte kërkuar ndërtimin e një burgu tjetër, pasi që në momentin kur ka filluar rrahja masive kishin qenë 76 të burgosur, që ishte një numër shumë më i madh sesa që ishte paraparë të qëndrojnë në këtë burg, transmeton Telegrafi.
Kurse e gjithë ngjarja filloi të martën mes Deny Baker i dyshuar për vrasje dhe Michael Mosly, i afërmi i viktimës së Baker. Fillimisht dukej se gardianët kishin situatën nën kontroll, por kur të burgosurit e tjerë arritën të dalin nga qelitë e tyre situata eskaloi.
“Kur një gardian tentoi t’i ndajë, të burgosurit e tjerë u vërsulën dhe gjithçka doli nga kontrolli”, ka deklaruar Bridloë.
Në këtë burg aktualisht ka 116 shtretër dhe qëndrojnë 192 të burgosur, kurse ndërtesa është mbi 30 vite e vjetër, kurse autoritet lokale kanë premtuar se do të fillojnë ndërtimin e një burgu të ri.
E për ta qetësuar situatën brenda burgut është dashur të intervenojnë forca të shumta të policisë dhe gardianëve, që pas një aksioni disa minutësh kanë rikthyer situatën nën kontroll. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=kjnAgPo95Nk