Telegrafi

Rrahje masive në Moskë: Emigrantët përleshen me pjesëtarët e sigurimit të qendrës tregtare, arrestohen 250 persona (Video)

Policia ruse ka arrestuar 250 emigrantë, të cilët janë përfshirë në një rrahje masive pranë një qendre tregtare në Moskë.

Siç raporton agjencia ruse Tas, emigrantët “nga Azia” kishin qëndruar pranë qendrës duke i pritur pronarët e lokaleve, transmeton Telegrafi.

“Për të parandaluar një tjetër sulmin masiv, policia i ka arrestuar emigrantët”, ka deklaruar një burim i paemëruar brenda policisë ruse.

Sipas të njëjtit burim, pjesëtarët e sigurimit të qendrës tregtare kishin rrahur mbrëmë një shtetas të Taxhikistanit i cili punonte në atë qendër.

Ai është dërguar në spital me lëndime të rënda trupore e në veçanti në tru. /Telegrafi/