Telegrafi

Rrahje masive në Prishtinë, një i lënduar (Video)

Disa të rinj sot rreth orës 11:30 janë përfshirë në një përleshje në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti tha për Telegrafin se njëri nga të rinjtë e përfshirë në këtë konflikt është sulmuar me thikë.

Gjendja e të riut është jashtë rrezikut për jetë, ndërkaq Policia është duke hetuar rastin.

Lexues të Telegrafit bëjnë me dije se njëri nga personat e përfshirë në këtë rrahje ka shtënë edhe me armë zjarri.  /Telegrafi/