Tre të dyshuar pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht tre viktimat meshkuj dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Siç bën të ditur policia, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor, ndërsa njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur në Malishevë pasditen e së hënës dhe është duke u hetuar nga policia.