Katër meshkuj të komunitetit serbë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një përleshjeje fizike, rast ky që ndodhi në mesditën e së dielës në Mitrovicën Veriore.
Rastin e kanë konfirmuar dhe Policia e Kosovës, ndërsa në raportin e dërguar në klankosova.tv, thuhet se të njëjtit ishin duke festuar në një kafeteri, kur janë sulmuar fizikisht nga një grup prej rreth dhjetë personash serbë po ashtu.
Sipas policisë, sulmuesit e këtij rasti ishin në gjendje të dehur ndërsa viktimat janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.
Të dyshuarit, të cilët policia konfirmon se janë të identifikuar tashmë, gjenden ende në arrati, njofton Klan Kosova.
Foto: Arkivi