Telegrafi

Rrahje masive mes serbëve e maqedonasve në pikën kufitare Golesh

Incidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit kufitar Golesh, ku qytetarët po shfrytëzojnë të drejtën e kalimit të kufirit vetëm me letërnjoftime. Në këtë fshat po organizohej një takim trepalësh "Kraishtet 2012" për bashkëpunim ndërkufitar, raporton BW.

Në mesin e qytetarëve të pranishëm ka shpërthyer një zënkë, e cila ka çuar në një konflikt midis maqedonasve dhe serbëve. Për pasojë një person është plagosur rëndë pasi u qëllua disa herë me një thikë.

Policia ka ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e këtij incidenti. Vendkalimi kufitar Golesh është hapur disa muaj më parë në një aktivitet promovues të bërë nga dy ministrat e brendshëm Ivica Daçiç dhe Gordana Jankullovska. /Telegrafi/