Site icon Telegrafi

Rrahje masive mes pjesëtarëve të sigurimit të lokalit dhe disa pushuesve (Video, +18)

Pushuesit në Magaluf të Spanjës kanë qenë dëshmitarë të një rrahje masive, që ka ndodhur mes pjesëtarëve të sigurimit të një lokali dhe disa pushuesve kokëfortë, të cilët nuk iu bindën urdhrave të tyre.

E gjithë kjo ngjarje e tmerrshme është filmuar nga pushuesit, ndërsa në pamje mund të shihen dhjetëra pjesëtarë të sigurimit duke u konfrontuar me disa burra, transmeton Telegrafi.

Njëri nga pushuesit ishte ndaluar nga sigurimi në hyrje të lokalit dhe aty kishin filluar të grinden dhe pas eskaloi situata shkëmbyen grushta e shkelma.

Por situata e përkeqësua kur shokët e tij vendosën të vazhdojnë rrahjen me sigurimin në plazh në prezencë të mijëra pushuesve. /Telegrafi/

Exit mobile version