Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një burrë shqyen bluzën dhe fillon të rrahet me dy pjesëtarë të sigurimit të një klubi të natës, ku më pas i bashkohen disa shokë dhe vëllai.
Kieran Nicholls është filmuar para dyerve të lokalit duke u rrahur brutalisht me pjesëtarët e klubit të natës, së bashku me vëllanë Kyl Nichiolls dhe me mikun Josh Burns dhe disa tjerë identiteti i të cilëve nuk është zbuluar, transmeton Telegrafi.
Ata sot janë paraqitur në sallën e gjyqit, ku kanë dëshmuar për incidentin që besohet të ketë ndodhur në maj të vitit të kaluar.
Edhe pse sipas pamjeve në rrahje ishin përfshirë disa persona, në sallën e gjyqit u paraqitën vetëm disa prej tyre, ndërsa ende nuk dihet saktë se sa janë dënuar të akuzuarit. /Telegrafi/