Site icon Telegrafi

Rrahje masive mes pasagjerëve në aeroportin e Miamit, ndërhyn policia për ta qetësuar situatën – e pëson një prej tyre

Një rrahje masive shpërtheu në aeroportin ndërkombëtar të Miamit, ku një zyrtar policorë ua detyrua ta nxjerr revolen për ta qetësuar dhe vë nën kontroll situatën.

Videoja 48 sekondëshe e publikuar në Twitter, shfaq punonjësit e aeroportit që kishin raportuar një situatë kaotike, që ndodhi si pasojë e një vonese në fluturim, transmeton Telegrafi.

Policët i ishin përgjigjur thirrje kur turma e pasagjerëve që rriheshin, iu vërsulën edhe policit që në disa momente e goditën me grushta.

Duke parë se situata eskaloi, zyrtari policorë kërkoi ndihmë nga kolegët, të cilët më pas arrestuan katër persona të përfshirë në rrahje dhe në sulm ndaj zyrtarit policorë. /Telegrafi/

Exit mobile version