Site icon Telegrafi

Rrahje masive mes mbështetësve të Trumpit dhe policisë brenda Kongresit Amerikan

Kongresi Amerikan ka pezulluar punët përkohësisht pas hyrjes së protestuesve në hollin e saj.

Shumë mbështetës të presidentit aktual amerikan, Donald Trump kanë pushtuar hollin e Capitol Hillit.

Madje, videot që po qarkullojnë në rrjetet sociale shihen se si mbështetësit e republikanit po përleshen me policinë e kryeqytetit amerikan, Uashington.

Ndërkohë, nënpresidenti Mike Pence është evakuuar nga Kongresi, ku ishte duke marrë pjesë në Sesionin e Përbashkët të saj.

Kongresi Amerikan gjatë ditës së sotme është dashur të konfirmojë fitoren e demokratit, Joe Bidenit. /Telegrafi/

Exit mobile version