Telegrafi

Rrahje masive mes grave jashtë një klubi të natës në Texas

Në një video shqetësuese që është parë mbi dhjetë milionë herë në internet, disa gra mund të shihen duke u grindur ndërsa një oficer sigurie i spërkat me sprej dhe i godet ato jashtë një klubi nate në Teksas.

Videoja kaotike fillon me tërheqjen e flokëve mes disa grave jashtë Privat Social Club në San Antonio.

Dy gra shihen fillimisht duke i shkulur flokët njëra-tjetrës, më pas video-xhirimet shfaqin një sherr tjetër mes dy grave të tjera, raporton nypost.

Një roje sigurie private merr njërën prej tyre dhe e përplas për toke, ndërsa kalimtarët reagojnë të tronditur.

Më tutje shihen disa gra duke u rrahur gjer në atë pikë sa që fillojnë ta zhveshin njëra-tjetrën.

Pavarësisht se shumë roje përpiqen t’i ndajnë gratë, ato vazhdojnë të sulmojnë egërsisht njëra-tjetrën.

Nuk dihet se për çfarë po grindeshin gratë, por ndaj askush nuk është arrestuar pasi “të gjitha palët ishin larguar nga vendi i ngjarjes përpara mbërritjes së policisë”, njoftoi Departamenti i Policisë së San Antonio. /Telegrafi/