Qindra fermerë protestues u përleshën me policinë në qytetin spanjoll të Zaragoza teksa u përpoqën të futeshin në Pallatin La Aljafería, ku po zhvillohej një mbledhje e qeverisë.
Sindikata e policisë lokale denoncoi “dhunën”, duke thënë se tre policë u plagosën. Pasi policia u përgjigj duke goditur protestuesit me shkopinj, një protestues u dërgua me urgjencë në spital.
Protesta u organizua përmes rrjeteve sociale dhe nuk kishte lidhje me sindikatat që kanë bërë thirrje për greva të vazhdueshme mbarëkombëtare.
Protestat nuk kanë pushuar në Spanjë gjatë muajit të kaluar. Këtë javë, fermerët bllokuan gjithashtu rrugën kryesore AP-7 që lidh Francën dhe Spanjën në Kataloni.
Protesting Spanish farmers get into a major fight with the riot police as they try to storm the regional parliament in the Province of Zaragoza
For 4 hours, the politicians were surrounded & couldn’t leave.
The farmers are protesting the Green Deal
— Visegrád 24 (@visegrad24) March 2, 2024
Fermerët kanë marrë koncesione, por ende jo aq sa për të mos protestuar, raporton aa.
Në Kataloni, ku disa rrugë u bllokuan për ditë të tëra, qeveria ra dakord të riorganizojë Ministrinë e Veprimit për Klimën dhe të studiojë ndryshimin e emrit të saj në Ministrinë e Veprimit Klimatik, Bujqësisë, Blegtorisë dhe Peshkimit.
Gjithashtu ra dakord të shikojë riorganizimin e agjencisë së ujit ndërsa prodhuesit do të ndihmohen më shumë ku ujitja është ndaluar për shkak të thatësirës.
Ndryshe, qeveria spanjolle dhe sindikatat do të ndërpresin negociatat për rreth një javë për të reflektuar mbi kërkesat dhe kompromiset e tyre. /Telegrafi/