Site icon Telegrafi

Rrahje masive e dy grupeve të turistëve në një plazh në Barcelonë

Ky është momenti shokues kur dy grupe burrash përfshirë një turist britanik, përfshihen në një rrahje masive në një plazh të bukur të Barcelonës.

Qindra pushues që po shijonin rrezet e diellit filluan të vrapojnë në të gjitha anët, kur dy grupet filluan të shkëmbejnë grushta e shqelma, ku madje njëri prej tyre vazhdimisht i godiste kundërshtarët me shufër të hekurt, transmeton Telegrafi.

Në videon amatore shihen gra e fëmijë duke u larguar nga vendi ku po zhvillohej rrahja masive, e për ta qetësuar situatën është dashur të intervenojnë njësi të shumta të policisë.

Por, kjo nuk është hera e parë që turistë nga vende të ndryshme të botës, filmohen duke u rrahur në plazhe të ndryshme të Spanjës. /Telegrafi/

Exit mobile version