Një deputet është shtrirë në spital dhe një tjetër akuzohet se kishte sulmuar me thikë, në rrahjen masive që kishte ndodhur brenda Parlamentit të Shri Lankës, raporton Guardian.
E gjithë kjo ka ndodhur në vazhdën e përshkallëzimit të situatës që po mbretëron së fundi në Shri Lankë, ku ky vend ka mbetur pa kryeministër e kabinet qeveritar, transmeton Telegrafi.
Seanca e të enjtes ishte braktisur pasi përkrahësit e Mahinda Rajapaksa, iu vërsulën drejt folësit të Parlamentit, Karu Jayasuriya.
Por, Jayasuriya u mbrojt nga deputetet besnik të Ranil Wickremesingre, i cili u shkarkua gjatë javës së kaluar nga posti i kryeministrit dhe u zëvendësua nga Rajapaksa, gjë që përkrahësit e Wickremensingh po e quajnë grusht shtet politik.
Shumë deputetë, shumica prej të cilëve të veshur me të bardha, janë parë duke shtyrë dhe grushtuar njëri-tjetrin për disa minuta. Madje disa nuk hezituan t’i hedhin shportat e mbeturinave në drejtim të folësit të Parlamentit.
Dilum Amunugama, një besnik i Rajapaksas, është prerë derisa është munduar t’ia merr mikrofonin folësit të parlamentit, ku më pas është dërguar me urgjencë në spital për tretman. /Telegrafi/