Kamerat e sigurisë në një lokal në Britani të Madhe, kanë filmuar momentin kur klientët rrahen brutalisht mes vete.
Në video mund të shihet dy burra dhe dy gra duke shkëmbyer grushta dhe shkelma, derisa në sfond dëgjohej muzika, transmeton Telegrafi.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së dielës në Albany Palace Wetherspoons, ndryshe i njohur si Lloyds No1.
Por nuk ishin vetëm kamerat e sigurisë që filmuan këtë moment, pasi edhe 21-vjeqari Tommy Arkle kishte kapur këtë moment, që i shkaktoi lëndime të rënda trupore mikut të tij.
“E gjithë ngjarja filloi mes dy personave, dhe brenda pak sekondave situata eskaloi dhe në rrahje u përfshinë 100 persona”, ka deklaruar ai.
Sipas raportit të policisë në këtë rrahje masive janë përfshirë afro 100 burra dhe disa gra, ndërsa dyshemeja e lokalit ishte larë në gjak. /Telegrafi/