Site icon Telegrafi

Rrahje masive gjatë hedhjes së kryqit në Shkup (Video)

Sot në Maqedoni festohet dita e hedhjes së kryqit për besimtarët ortodoks dhe si çdo vit tjetër, edhe këtë herë festa nuk ka kaluar pa incidente, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Në Shkup, përveç riteve fetare ka pasur edhe një zënkë masive në mes besimtarëve që prisnin për të kapur kryqin.

Zënkën janë munduar ta ndalojnë pjesëtarët e sigurimit të angazhuar nga kisha ortodokse në Maqedoni por kjo grindje e prishi festën e tyre.

Merret vesh se personi që ka shkaktuar zënkën është gazetari Aleksandar Spasovski apo siç ndryshe njihet ”Sarma” i Televizionit kombëtar ‘Sitel’./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=qs9zYV8ZEEA

Exit mobile version