Videoja e publikuar më poshtë shfaqin momentin kur dy grupe burrash nga Gjermania përfshihen në një rrahje masive gjatë pushimeve të tyre në Spanjë.
Në pamje shihen dy grupe rivale duke u grushtuar në mënyrën më brutale të mundshme në plazhin Arsenal në qytetin Mallorca në pjesën lindore të Spanjës, transmeton Telegrafi.
Por është interesant fakti se edhe pse disa prej tyre janë të mbuluar në gjakë, duket se ky fakt nuk i pengoi që të rikthehen në “arenë” dhe të vazhdojnë rrahjen me rivalët e tyre.
Ndërkaq, mijëra pushues që ishin dëshmitarë të kësaj ngjarje të tmerrshme shikonin të tmerruar duke mos ndërhyrë që të parandalojnë rrahjen. /Telegrafi/