Telegrafi

Rrahje masive e nxënësve të një shkolle në Afrikën e Jugut, ndiqnin njëri-tjetrin me hanxharë (Video, +16)

Një rrahje masive mes nxënësve të një shkolle në Afrikën e Jugut është filmuar, ku janë parë duke sulmuar njëri-tjetrin me hanxharë.

Në video shihen dhjetëra nxënës duke ndjekur njëri-tjetrin të armatosur me hanxharë të mprehtë, derisa kalimtarët e rastit vraponin për ta shpëtuar kokën, transmeton Telegrafi.

Nxënësit me uniformat e shkollës i vërsuleshin njëri-tjetrit me hanxharë, dhe janë identifikuar si nxënës të një shkolle të mesme në provincën Limpopo në pjesën veriore të Afrikës së Jugut.

Ngjarja ka ndodhur pas mësimit, ndërsa raportohet se një nxënës është lënduar gjatë kësaj rrahje masive, por menaxhmenti i shkollës ka refuzuar të komentoj lidhur me këtë ngjarje. /Telegrafi/